Monday, 27. April 2026
Sport

Zyrtare/ Dinamo City prezanton sulmuesin 19-vjeçar

GS 31/01/2024 1 Min. Lesezeit

Dinamo City ka bërë një transferim premtues në radhët e repartit sulmues duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Leo Ballhysa.

Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i bluve të kryeqytetit  dhe shihet si një invesitm i klubit për të ardhmen.

Ballhysa ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe në akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Te Dinamo ai vjen pas eksperiencës me Tirananë, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve./h.ll/abcnews.al

Teilen: