Saturday, 15. August 2026
Sport

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Djed Spence është futbollisti më i ri i Interit.

“Nerazurrët” të shtunën e zyrtarizuan transferimin e reprezentuesit të Anglisë.

Spence me Interin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.

26-vjeçari iu bashkua Interit nga Tottenham Hotspuri për 30 milionë euro.

“Ky është një klub i madh dhe një hap i madh për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të filloj. Unë jam tip i lojtarit që i pëlqen të marrë rreziqe dhe kjo është pikërisht ajo që do të shihni nga unë tek Interi”, ka thënë Spence.

Mbrojtësi i krahut të djathtë në të kaluarën ka luajtur edhe për Genoan, Leeds Unitedin, Stade Rennaisin, Nottingham Forestin e Middlesbroughin.

Teilen: