Dorian Bubeqi është trajneri i ri i Lushnjës. Ish-futbollistit dhe trajnerit të njohur i është besuar detyra për rikthimin e skuadrës lagunare në Kategorinë e Parë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, ka bërë publik lajmin. Mikel Spaho dhe Llazar Gjika do të jenë pjesë e stafit të Bubeqit.
“Ringritjen e skuadrës së futbollit dhe kthimin e Lushnjës aty ku duhet të jetë ia kemi besuar Dorian Bubeqit, trajnerit i cili ambientin tonë e njeh shumë mirë, sepse ka kontribuar si futbollist në disa sezone me lojë e gola!
Bubeqi do të punojë në staf me Mikel Spahon dhe Llazar Gjikën! Trajneri i ri do të jetë që sot në krye të punës për ndërtimin e skuadrës në prag të sezonit të ri!”, shkruhet në postimin e kryetares së Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.