Tani nuk ka më dyshime: Edlir Tetova është zyrtarisht trajneri i ri i Teutës.
“Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.
Video e prezantimit mbyllet me fjalët e Tetovës: “U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka”.
Tetova fitoi gjithçka me Egnatian (2 kampionate, 2 Kupa dhe 1 Superkupë Shqipërie), por u largua nga rrogozhinasit pa përfunduar ky sezon.
Ashtu siç kishte paralajmëruar RTSH Sport, tekniku zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij si trajner në krye të Teutës, skuadër me të cilën ka nisur karrierën e tij si futbollist.