Tuesday, 7. April 2026
Sport

Zyrtare: Faruk Statovci prezantohet trajner te skuadra nga Liga e Parë

GS 18/09/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra Phoenix, i cili garon në Ligën e Parë sot ka prezantuar trajnerin e ri Faruk Statovcin.

Phoenix aktualisht gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Grupit A, me vetëm dy pikë pas katër xhirove, humbja e fundit ishte kundër Suharekës me rezultat 2:0.

  

Kurse Faruk Statovci sezonin e kaluar kishte drejtuar skuadrën e KEK-ut dhe aktualisht mban pozitën e ndihmëstrajnerit te Përfaqësuesja U15 e Kosovës, ndërsa drejtimin e skuadrës së re do ta fillojë në ndeshjen ndaj Dinamos nga Ferizaj.

  

  


Teilen: