Tashmë është zyrtare, Nikolo Faxholi ka gjetur akordin me Prokurorinë Federale për pezullimin e tij si pasojë e përfshirjes në rastin e vendosjes së basteve. Lojtari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Masimiliano Alegri për 7 muajt e ardhshëm, si pasojë e dënimit që u dha sot për të.
“Prokuroria Federale ka arritur një akord me futbollistin Nikolo Faxholi si rrjedhojë e të cilit do të jetë i ndëshkuar me një skualifikim prej 12 muajsh, 5 nga të cilët të transformuar në dënime alternative, si dhe një gjobë prej 12500 eurosh, për thyerjen e nenit 24 të Kodit Sportiv që ndalon mundësinë e vendosjes së basteve mbi aktivitete futbollistike të organizuar nga FIGC, UEFA dhe FIFA.
Sa u përket dënimeve alternative, Faxholi duhet të marrë pjesë në një plan terapeutik që zgjat minimalisht 6 muaj dhe në një cikël prej të paktën 10 takimet publike, që të zhvillohet në harkun kohor prej 5 muajsh, pranë shoqatave sportive amatore, qendrave federale territoriale, qendra për rikuperimin ndaj varësisë ndaj kumarit, sipas udhëzimeve e programit të vendosur nga FIGC”, shkruhet në komunikatën e Federatës Italiane.
PANORANMAPORT.AL