• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: FC Ballkani luan në “Air Albania” ndaj Viktoria Plzen

24/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta luajë ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

UEFA të premten njoftoi që ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen do të luhet më 30 nëntor në “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nuk u pranua nga komisioni i UEFA-s shkaku i gjendjes së fushës.

Ballkani ka njoftuar përmes një postimi në Facebook që ndeshjeje zhvillohet në Tiranë.

“Aty ku shqiptarët e bashkuar në Kombëtaren e Shqipërisë, shënuan rezultat historik në kualifikimet për Euro 2024, të enjten e 30 nëntorit zbret kampioni i Kosovës, që poashtu tash e disa vite ka bërë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat tona. Fc Ballkani ndeshjën më të rëndësishme të deritanishme në UECL, do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, si nikoqir i Viktoria Plzen.

Skuadra jonë që po ndërton në vazhdimësi rezultate historike në nivel të klubeve, çdo herë është mbështetur nga tifozët e të gjitha viseve shqiptare. Andaj ky duel evropian, është edhe një mundësi për të qenë përsëri krahë njëri-tjetrit në stadiumin ikonik, në kërkim të një suksesi të radhës me përmasa evropiane”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Suhareka.

Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen i takon xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani ka katër pikë në pozitën e tretë, ndërkaq Plzen është e para me 12 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/

Next Post

Interi në shitje por Zhang u rinovon kontratat atyre që kthyen zikaltrit në majë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.