Tuesday, 4. August 2026
Sport

Zyrtare: FC Drita ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani

GS 04/08/2026 1 Min. Lesezeit

FC Drita ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, duke i dhënë fund një periudhe mbi dy vjet e gjysmë në krye të skuadrës gjilanase.

Përmes një njoftimi, klubi ka shprehur mirënjohje të veçantë për Ramadanin, duke e cilësuar bashkëpunimin me të si të jashtëzakonshëm dhe duke vlerësuar kontributin e tij në sukseset e arritura gjatë kësaj periudhe, transmeton lajmi.net.

Sipas FC Dritës, titujt kampion të fituar dhe paraqitjet e suksesshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës së përbashkët dhe përkushtimit të treguar nga trajneri dhe klubi.

“Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, kampioni i Kosovës i ka uruar Ramadanit suksese në vazhdim të karrierës së tij, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Suksese dhe paç fat, Zeko!”./lajmi.net/

Teilen: