Arsenali fitoi me rezultatin 3-0 përballë Realit. Ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalen e Champions, u vendos nga dopieta e Deklan Rajs dhe goli i Merinos në pjesën e dytë.
Kjo fitore është e madhe jo vetëm për Arsenalin, por edhe për Premier Ligë. “Topçinjtë” kanë siguruar një vend më tepër për elitën angleze në Champions, ndërsa bëhet fjalë për sezonin e ardhshëm.
Kështu në sezonin e ardhshëm, Premier Ligë do të përfaqësohet nga pesë vende në Champions.
Aktualisht janë disa skuadra në garë për vendin e pestë. Më të favorizuarat mund të konsiderohen Njukasëll dhe Mançester Siti. Jo vetëm kaq, por dhe rivalët e përjetshëm të Çelsit, që mbajnë vendin e katërt me po aq pilë sa Njukasëll, mund të buzëqeshin.
PANORAMASPORT.AL