Vjen edhe zyrtarizmi nga ana e klubit: Francesco Moriero është trajneri i ri i Flamurtarit. Kuqezinjtë nuk humbasin kohë dhe menjëherë pas ndarjes me Garcian prezantojnë teknikun e ri. Për Moreiron është një rikthim në futbollin shqiptar pas eksperiencës sezonin e kaluar me Laçin.
“Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë. Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.
Bashkë drejt objektivave të mëdha. Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.