Friday, 10. April 2026
Sport

Zyrtare: Futbollisti i Schalke 04 e pranon ftesën e Kosovës  

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

  

Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.

Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.

Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës.

Edionit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë shumë suksese. /Lajmi.net

  

  


Teilen: