Monday, 21. September 2026
Sport

Zyrtare: Futbollisti nga Shkupi i bashkohet Shqipërisë

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar nga Shkupi, Feta Fetai është zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Menaxheri Meriton Berisha ka zbuluar ftesën nga ana e FSHF te Lokomotiva e Zagrebit.

Fetai u ftua pikërisht sot, më 21 shtator.

Kështu numri i ftesave zyrtare shkon në 30 futbollistë nga trajneri Rolando Maran.

Kujtojmë se Fetai më parë ishte risi e trajnerit Sylvinho.

Në tetorin e vitit 2024 madje ishte në bankën e rezervistëve, gjatë raundit të parë në Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë.

Kapiteni i Kombëtares U-21 rikthehet kështu në moshën 21-vjeçare.

Te Lokomotiva në Kroaci regjistron 270 minuta në total dhe katër paraqitje.

Teilen: