Tashmë është zyrtare: Carlos Garcia nuk është më trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat dhe trajneri kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin.
“Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia.
Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë.
Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.