Wolves kanë emëruar Gary O’Neil si trajnerin e ri të klubit përpara sezonit 2023/24 të Premier Ligë.
Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, klubi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, transmeton lajmi.net.
O’Neil shumë i vlerësuar kalon në Molineux në një marrëveshje trevjeçare pas një sezoni të suksesshëm në krye të Bournemouth, ku ai fitoi lavdërime për përmirësimin e performancave dhe ruajtjen e statusit të klubit në Premier Ligë.
Në moshën 40-vjeçare, ai bëhet trajneri më i ri i Wolves këtë mijëvjeçar dhe është trajneri i parë i përhershëm britanik që drejton klubin në gjashtë vjet, duke sjellë përvojë në Premier League pasi luajti dhe menaxhoi në këtë nivel./Lajmi.net/