• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Gasperini prezantohet trajner i ri i Romës

06/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gian Piero Gasperini është zyrtarisht trajneri i ri i Romës.

Klubi verdhekuq pas kontakteve dhe takimeve të ditëve të fundit, ka njoftuar punësimin e ish-trajnerit të Atalantës, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Xhian Piero Gasperini është Drejtori i ri Teknik i Ekipit të Parë”, shkruhet në faqen zyrtare.

Duke njoftuar mbërritjen e trajnerit, Roma postoi edhe një video prezantimi në kanalet e tyre sociale, përveç njoftimit të zakonshëm për shtyp.

Trajneri ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro plus bonuse që rrjedhin nga kualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampioneve dhe performanca në fushë që mund ta çojë atë në shifra shumë të larta, mbi 7 milionë në sezon.

Karriera e Gasperinit deri më tani është karakterizuar nga taktika inovative, një etikë pune dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar lojtarë. Drejtuesit dhe Klaudio Ranieri janë të bindur se Gasperini është njeriu i duhur për këtë rol.

Next Post

Tottenham befason të gjithë, shkarkon trajnerin Postecoglu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.