Thursday, 9. April 2026
Sport

ZYRTARE/ Gjermania prezanton trajnerin e ri, ja kush do drejtojë “Pancerat” në Europianin e 2024-ës

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Julian Nagelsman do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë.

nagelsman

Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-tekniku i Bajernit do të marrë drejtimin e “Pancerave” deri në fund të Europianit 2024. Ai ka firmosur kontratën deri më 31 korrik 2024.

Nagelsman zëvendëson kështu Hansi Flik, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të kombëtares gjermane.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: