Struga e Qatip Osmanit, ka bërë një goditje “big” në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar mesfushorin me tipare mbrojtëse, Stefan Spirovski, i cili numëron plot 55 paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
Spirovski ka qenë pjesë e përfaqësueses maqedonase edhe në europianin e vitit 2020. Skuadra e fundit ku 33-vjeçari është aktivizuar ishte Etnikos në Qipro.
Për herë të fundit në futbollin maqedonas Spirovski, ka luajtur nga viti 2015 deri verën e vitit 2017, duke mbrojtur ngjyrat e Vardarit, ndërkohë kishte luajtur gjithashtu edhe me Pelisterin dhe Rabotniçkin. Kampionët e Strugës bëjnë me dije se futbollisti ka firmosur kontratë 2-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL