Skuadra nga Prizreni, FC Liria ka njoftuar para pak çasteve se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Granit Begolli.
Klubi ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për sezonin e ardhshëm, teksa tani veç kanë filluar përgatitjet, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e FC Lirisë:
“𝚉𝚢𝚛𝚝𝚊𝚛𝚒𝚣𝚒𝚖𝚒 𝚒 𝙶𝚛𝚊𝚗𝚒𝚝 𝙱𝚎𝚐𝚘𝚕𝚕𝚒𝚝 𝚜𝚒 𝚝𝚛𝚊𝚓𝚗𝚎𝚛 𝚒 𝚛𝚒 𝚒 𝙵𝙲 𝙻𝚒𝚛𝚒𝚊!
FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin.
Koha e tij e mëparshme me klubin u karakterizua nga udhëheqja e jashtëzakonshme dhe kuptimi i thellë i lojës, cilësi që jemi të lumtur t’i mirëpresim përsëri.
Nën drejtimin e tij, presim një sezon të mbushur me ekselencë strategjike dhe lojë pasionante. Mirë se vjen përsëri, Granit”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport