Oresti Rifa ka kaluar nga Partizani te Hajduk Split në Kroaci. Formacioni kroat ka bërë zyrtare firmën me talentin krutan, i cili do të integrohet me ngadalë drejt ekipit të parë.
Si fillim 18-vjeçari do të jetë pjesë e akademisë së klubit kroat. Rifa mori minuta me ekipin e parë në dy ndeshje gjatë këtij edicioni me Partizanin ku ai mban edhe autorsinë e një asisti.
Deri më tani nuk mësohet asgjë rreth kontratës së re apo marrëveshjes mes klubeve.