Pisa ka siguruar matematikisht rikthimin në Seria A. Skuadra e Filipo Inzagit u mposht sot në transfertën e Barit me rezultatin 1-0, ndërsa kjo mund të quhet humbja më e bukur.
Kjo për shkak se edhe Specia, që rrezikonte të merrte vendin e dytë, u mposht në takimin e saj.
Kështu marrin fund 34 vite pritje. Pisa do të provoj sërish elitën e futbollit italian, nga sezoni i ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL