Monday, 23. March 2026
Sport

Zyrtare, Interi gjen zgjidhjen për portën, firmos zvicerani

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Yan Sommer është portieri më i ri i Interit. Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e “gardianit”, teksa lajmi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Sommer ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.

Sa i takon mënyrës së pagesës, nënkampionët e Europës do të paguajnë 6 milionë euro, të ndara në dy këste, para të cilat do shkojnë në arkat e Bayern Munchen.

Ky lajm gëzon tejmase trajnerin e Interit, Simone Inzaghi që kishte javë që priste që në skuadër të afrohej një portier. Kujtojmë që klubi nga Milano bëri ndryshime të mëdha në portë këtë verë, pasi u largua Onana dhe Handonovic.

Teilen: