• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë pensionohet nga futbolli

19/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Sabjen Lilaj është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare teksa këtë e bën të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagramin personal.

I aktivizuar për gjashtë vite te Skënderbeu, Lilaj u shndërrua në një simbol të korçarëve duke qenë pjesë e skuadrës e cila arriti edhe në mënyrë rekord të aktivizohej në grupet e një kompeticioni europian si Europa League.

  

Në dy vitet e fundit, Lilaj ishte pjesë e Dinamos, teksa gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe me Tiranën, Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, Gabalën në Azerbajxhan, Ness Ziona në Izrael si dhe me Prishtinën në Kosovë. Kujtojmë se Lilaj mes viteve 2011-2018 ka veshur edhe fanellën e kombëtares duke regjistruar 16 prezenca me kuqezinjtë.

Postimi i Lilaj në Instagram:

“Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist. Sot, pas një karriere të gjatë dhe me ëndrrën e bërë realitet, kam vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur!

Ka qenë një udhëtim i bukur. Mes sakrificës e pasionit munda të luaj në skuadrat më të mira brenda dhe jashtë vendit, ku jam munduar të jap maksimumin tim, ndërsa me krenari vesha edhe fanellën më të bukur, atë të kombëtares kuqezi!

Dua t’i falënderoj të gjithë presidentët dhe trajnerët me të cilët kam punuar, gjithashtu edhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite. Ka qenë një privilegj, që gjatë gjithë këtij rrugëtimi, të mund të përjetoja të gjithë këto momente të çmuara të lojës së bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sabjen Lilaj (@sabienlilaj88)

  


Next Post

Darmstadt në Bundesliga, tifozët “pushtojnë” fushën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.