Inter sapo ka zyrtarizuar pak më parë transferimin e John Stones. Anglezi përfundoi si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, pasi i mbaroi kontrata me Manchester City dhe nuk pati bisedime për një rinovim tjetër.
Stones largohet pas 10 sezonesh te Manchester City dhe transferohet si lojtar i lirë tek Inter. 32-vjeçari firmos për dy vite me zikaltrit dhe do të ketë një rrogë 4 milionë euro në sezon.
Për Stones pati një interes të jashtëzakonshëm si nga rivalët e Manchester City në Premier League ashtu edhe nga tre klubet më të mëdha në Serie A. Në fund, qendërmbrojtësi zgjodhi Interin.
Teilen: