Jurgen Klop ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme që kur është emëruar si përgjegjësi i departamentit të futbollit të kompanisë “Red Bull”. Klubi i Lajpcig, që është pjesë shumë e rëndësishme e këtij projekti, ka lajmëruar shkarkimi nga detyra të trajnerit Marko Rose.
Ky i fundit ia doli që të nxirrte ekipin nga kriza dhe ta çonte deri në zonën e Ligës së Kampioneve, duke siguruar edhe një Kupë Gjermanie. Por humbja e fundit ndaj Borusia Mynshengladbah, ka bërë që Lajpcigu të rrëshqasë në vendin e gjashtë në Bundesligë dhe të rrezikojë pjesëmarrjën në Ligën e Kampioneve që është objektiv shumë i rëndësishëm.
Sot, erdhi vendimi për të shkarkuar Rose dhe gjithë stafin e tij, teksa pritet emërimi i një trajneri të ri në drejtim. Një zgjedhje për të cilën padyshim do të merret mendimi i Klop, i cili duhet të ndërtojë një skuadër të denjë për të rivalizuar për titullin, por edhe për të lënë shenjë në arenën ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL