• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Zyrtare: Juventusi transferon të dashurën e Douglas Luiz

06/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjiganti italian, Juventus kompletoi transferimin e mesfushorit brazilian, Douglas Luiz nga skuadra e Aston Villas, ndërsa sot e zyrtarizoi edhe transferimin e të dashurës së tij.

Alisha Lehmann është një lojtare e re e Juventus Women, ku ajo ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Juventusit deri më 30 qershor të vitit 2027, pasi ka mbërritur në Torino nga Aston Villa, raporton KosovaPress.

Një anësore sulmuese e njohur ndërkombëtarisht, Lehmann përforcon repartin sulmues të Juventusit – pas një sezoni në të cilin ajo bëri gjithsej 17 paraqitje dhe shënoi tre gola, pjesërisht e kufizuar nga lëndimet.

Futbollistja 25-vjeçare zvicerane filloi të merrej me futboll kur ishte vetëm nëntë vjeç në Konolfingen, përpara se të kalonte te Young Boys me të cilët bëri debutimin e saj në Serie A për femra në Zvicër në vitin 2016.

Sezonin pasues ajo përfundoi si golashënuesja më e mirë e Young Boys me nëntë gola dhe u thirr menjëherë në Angli, ku me fanellën e West Ham luajti në Super Ligën e Femrave FA – liga kryesore angleze për femra.

Pas huazimit te Everton, ajo u transferua te skuadra e Aston Villas, ku kaloi tre sezonet e fundit si anësore.

Next Post

GOOL/ Festë zvicerane në Dusseldorf, kombëtarja helvete në avantazh ndaj Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.