• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ZYRTARE/ Kapiteni i Real Madridit largohet pas 12 vitesh, Naço Fernandez zgjedh Arabinë Saudite

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni Naço Fernandez i jep fund aventurës 12-vjeçare me Real Madridin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi madrilen. Mbrojtësi spanjoll do të transferohet në Arabinë Saudite tek Al Qadsiah.

naco

“Real Madrid CF njofton se kapiteni ynë Naço Fernandez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit. Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Naço, një nga legjendat e mëdha. Ai erdhi në Real Madrid në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe luajti në të gjitha kategoritë e të rinjve të ekipit tonë deri sa u bë titullar në vitin 2012. Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një nga më të suksesshmit në historinë e Real Madridit. Në gjithë këtë kohë ai luajti 364 ndeshje dhe fitoi 26 tituj: 6 Kupa Evropiane, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Kampionate, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa Spanjolle. Për më tepër, me skuadrën spanjolle ai u shpall kampion i Evropës për U-21 dhe kampion i Ligës së Kombeve, ndërsa aktualisht është duke luajtur Euro 2024 në Gjermani. Naço e mbyll karrierën te Real Madridi si kapiteni që fitoi Championsin e 15-të në Ëembley, si një nga pesë lojtarët që fituan 6 Kupa Evropiane në të gjithë historinë e futbollit dhe me më shumë tituj në historinë e klubit tonë”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit.

🤍 C A P I T Á N 🤍#GraciasCapitán pic.twitter.com/cJN53HZDfJ

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 25, 2024

👏 #GraciasCapitán 👏 pic.twitter.com/SW28XRasXM — Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 25, 2024

“Do të doja që të më kujtoni si një lojtar i ri që dha gjithçka për klubin e tij”, deklaron Naço.

👏 #GraciasCapitán 👏 pic.twitter.com/SW28XRasXM

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 25, 2024

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zaccagni: Goli më i bukur i karrierës time, tani mendojmë për Zvicrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.