Pas Viniciusit, Reali i Madridit i ka rinovuar kontratën edhe yllit tjetër të së ardhmes, Rodrigos.
Braziliani i talentuar ka firmosur me “galaktikët” deri në vitin 2028, duke i garantuar siguri në sulm Realit dhe për disa vite të tjera.
Rodrigo së fundmi kishte një interesim nga Liverpuli, duke e parë si të duhurin për të zëvendësuar Momo Salahn, por duket se braziliani nuk ka ndërmend që të lëvizë nga “Santiago Bernabeu”.
Duket se fushata e rinovimeve te Reali nuk ka mbaruar ende, që sipas mediave spanjolle tashmë e kanë radhën Eder Militao, Eduardo Kamavinga dhe Frederiko Valverde.
PANORAMASPORT.AL