Saturday, 21. March 2026
Sport

Zyrtare: Klodian Duro largohet nga Gjilani, thellohet kriza e klubit nga Superliga

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri shqiptar, Klodian Duro ka ndërpre kontratën me ekipin nga Superliga e Kosovës, SC Gjilani.

Përmes rrjeteve sociale, Duro ka konfirmuar largimin nga skuadra “bardhekuq”, shkruan Lajmi.net

“Në luftë shkohet me trima, dhe trimat et mi si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta ku ishim të pabarabartë në numër. Në të parën 11 me 14 dhe në të dytën 10 me 14, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam. U bashkuam pa e pritur njeri dhe kështu po ndahemi”, ka shkruar trajneri në rrjetet sociale

Kujtojmë që shumë futbollistë janë larguar nga skuadra e Gjilanit, kjo për shkak të problemeve në klubin kosovar./Lajmi.net/

  


Teilen: