Thursday, 19. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Klubi i ngjitur nga Seria B prezanton sulmuesin e Italisë që kërkonin të gjithë skuadrat e mëdha

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Xhenoas ka zyrtarizuar goditjen më të rëndësishme të merkatos së verës. Skuadra e cila është ngjitur nga Seria B, do të ketë si sulmues kryesor në këtë edicion futbollistin e përfaqësueses italiane, Mateo Retegui.

mateo-retegui-italia_1npzqa60hbfgq1daz167e01ak5

Futbollisti i rritur në Argjentinë ishte një nga surprizat më të fundit të Italisë së Mançinit i cili grumbulloi lojtarin i cili kishte shkëlqyer me fanellën e Tigre në kampionatin argjentinas, ku ishte huazuar nga Boka Juniors. Reteguin e kishin ndjekur me interes të gjithë klubet e mëdha të Serisë A, ai por ai bëri të qartë se kishte pranuar ofertën e Xhenoas, që i garantonte një rol protagonisti, pasi dëshironte të luante rregullisht.

Futbollisti ka firmosur deri në vitin 2028 me Xhenoan dhe mediat italiane raportojnë se Boka Juniors do të përfitojë 12 milionë euro nga shitja e kartonit të tij plus bonuse të tjera në varësi të arritjeve të lojtarit dhe klubit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: