Saturday, 16. May 2026
Sport

ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te skuadra e Serisë A, talenti Hasa largohet nga Juventusi dhe transferohet te…

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Luis Hasa ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori me origjinë shqiptare, është transferuar te Leçe në Serinë A, duke shtuar kështu koloninë shqiptare te skuadra italiane, pas Ramadanit, Dermakut dhe Berishës. Hasa bëhet kështu shqiptari i katërt në ekipin e parë. 

hasa

Hasa kishte dhe një vit kontratë të mbetur me Juventusin dhe verën e ardhshme, klubi bardhezi rrezikonte ta humbiste falas.  

Bëhet me dije se klubi bardhezi ka mbajtur 40% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen të Luis Hasës. Ka qenë Leçe që nëpërmjet faqes zyrtare, ka prezantuar mesfushorin shqiptar. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: