Monday, 24. August 2026
Sport

ZYRTARE/ Kontratë deri në 2027-ën, Milani prezanton talentin e Lacios

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare, Luka Romero është lojtari më i ri i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

luka-romeero

Në të thuhet se talenti 18 vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin nga Milano deri në vitin 2027. Luka Romero i cili më parë ishte pjesë e Lacios, ku zhvilloi 21 ndeshje dhe realizoi një gol ishte prej kohësh në radarët e Milanit, teksa gjithçka u finalizua sot. 

 

Talenti argjentinas do të vihet menjëherë nën urdhrat e Stefano Piolit. Futbollisti transferohet si lojtar i lirë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: