Friday, 7. August 2026
Sport

Zyrtare: Kumbulla huazohet te Rayo Vallecano

GS 07/08/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla është transferuar në kampionatin spanjoll, aty ku këtë sezon do të luajë për Rayo Vallecanon. 26-vjeçari është huazuar nga Roma te klubi spanjoll.

Kumbulla ka luajtur me Majorkën dhe Espanjolin në Laliga dy sezonet e fundit, i huazuar nga skuadra verdhekuqe, që zotëron kartonin e tij (mbrojtësi ka një kontratë me Romën deri në vitin 2028). Te Vallaecano, Kumbulla do të bashkohet me mbrojtësit tjetër kuqezi, Ivan Balliun.

Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Kumbullës. “AS Roma njofton se ka arritur një marrëveshje me Rayo Vallecanon për transferimin e Marash Kumbullës,” thuhet në deklaratën e klubit verdhekuq.

“Marrëveshja është e strukturuar si huazim me opsion blerjeje. Mbrojtësi ka regjistruar 68 paraqitje për verdhekuqtë, duke shënuar katër gola dhe duke qenë pjesë e suksesit në Conference League në vitin 2022. Paç fat në të ardhmen, Marash!”

Edhe Rayo Vallecano ka zyrtarizuar afrimin e Kumbullës me anë të një njoftimi në kanalet zyrtare.

Teilen: