Akil Gjakova ka filluar me sukses Lojërat Olimpike në “Paris”.
Xhudisti kosovar fitoi me Ippon në raundin e parë ndaj brazilianit, Daniel Cargnin, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë, Gjakova do të ballafaqohet me austriakun Samuel Gassner.
Ky ballafaqim do të transmetohet direkt pas rreth një ore.
Kujtojmë se Akil Gjakova po garon në kategorinë -73kg.
/GazetaBlic Sport