Saturday, 28. February 2026
Sport

Zyrtare: Leao, lojtar i Milanit deri në vitin 2028

GS 02/06/2023 1 Min. Lesezeit

Gjiganti italian, AC Milan përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Rafael Leao e ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Lajmi i shumëpritur nga tifozët e Milanit tanimë është zyrtarë, pasi që Rafael Leao ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin deri më 30 qershor të vitit 2028.

Që prej se iu bashkua Milanit në verën e vitit 2019, Leao numëron 162 paraqitje në të gjitha garat për “Rossonerët”, ndërsa ka regjistruar 41 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.

Po ashtu, Leao u zgjodh lojtari më i mirë në Serie A në sezonin e kaluar.

Milani dhe Rafael Leao e vazhdojnë aventurën e tyre së bashku.

Teilen: