Robert Lewandowski ka njoftuar përmes rrjeteve të tij sociale se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e reprezentuesit të Polonisë me katalanasit pritej të skadonte më 30 qershor dhe, ndonëse klubi ishte i hapur ta zgjaste edhe për një vit tjetër, sulmuesi veteran ka vendosur të ecë përpara dhe të mbyllë këtë kapitull.
Duke postuar në Instagram, Lewandowski publikoi një video emocionale me disa nga kujtimet e tij më të mira me Barcelonën.
“Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, ka ardhur koha të vazhdoj përpara. Largohem me ndjesinë se misioni është përmbushur. 4 sezone, 3 kampionate.”
Teilen: