Saturday, 21. March 2026
Sport

Zyrtare: Mac Allister lojtari më i ri i Liverpoolit

GS 08/06/2023 2 Min. Lesezeit

‘Reds’ kanë njoftuar për transferimin e Mac Allister.

24-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bërë nënshkrimi i parë i Liverpoolit në dritaren e verës.

  

Mac Allister do të arrijë në ‘Anfield’ më pak se gjashtë muaj pas shpalljes kampion me Argjentinën nw Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar, duke mbyllur një sezon shumë mbresëlënës me Brighton.

“Ndihet e mrekullueshme. Është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jesh këtu dhe mezi pres të filloj.

“Doja të isha [që nga] dita e parë e para-sezonit, kështu që është mirë që gjithçka është bërë. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës.

“Ishte një vit fantastik për mua – Kupa e Botës, ajo që arritëm me Brighton – por tani është koha të mendojmë për Liverpoolin dhe të përpiqemi të jemi një lojtar më i mirë dhe një qenie njerëzore më e mirë çdo ditë”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/

Teilen: