Monday, 30. March 2026
Sport

Zyrtare: Malcolm Armstead rikthehet te Prishtina

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë.

Skuadra nga kryeqyteti e ka zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat “bardhekaltër” deri në fund të këtij sezoni.

Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe e Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019.

Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës.

Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje.

Teilen: