Thursday, 5. March 2026
Sport

Zyrtare: Malisheva emëron Senad Alirifa trajner të ekipit

GS 21/06/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Malisheva ka zyrtarizuar trajneri e ri.

Vendin të cilin e la bosh largimi i trajnerit Bylbyl Sokoli, e ka marr trajneri Senad Alirifa, ka bërë të ditur klubi përmes njoftimi në faqen zyrtare.

  

“Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit. Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë. Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën.”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Me trajnerin e ri, Malisheva synon që sezonin e ardhshëm të Superligës skuadra të luftojë për pozitat që dërgojnë në garat evropiane./Lajmi.net/

  


Teilen: