Mason Mount do veshë fanellën e Manchester United.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë ‘Djajtë e Kuq’, me anë të një postimi në faqen e tyre.
United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.
24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.
Ai do të fitojë 250,000 funte në javë te United, potencialisht duke u rritur në 300,000 funte në javë në varësi të paraqitjeve.
Është një rritje gjigante e pagës për reprezentuesin anglez, i cili fitonte 80,000 funte në javë te Chelsea./Lajmi.net/
The excitement is mounting.
🕚#MUFC pic.twitter.com/OdNuN0sU7a
— Manchester United (@ManUtd) July 5, 2023