Lids dhe Burnlej do të jenë pjesë e Premier Ligë në sezonin e ardhshëm. Kanë mbetur dhe dy javë për t’u luajtur në Championship, por distanca prej 8 pikësh me klubin më të afërt bën që llogaritë e tyre të jenë mbyllur.
Rezultatet e javës së 44-t ishin befasuese. Kjo pasi pesë skuadrat që ndjekin Lidsin dhe Burnlejn, pësuan humbje.
Kështu siguruan rikthimin matematikisht dy klube të njohura në futbollin anglez. Lids dhe Burnlej ndajnë kreun e tabelës me nga 94 pikë secili.
PANORAMASPORT.AL