Thursday, 19. March 2026
Sport

Zyrtare: Mësohet java e parë e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për sezonin e ri të garave në Superligë.

Ndeshje tejet interesante do të kemi qysh në xhiron e parë të futbollit kosovar, shkruan Lajmi.net

Kampioni aktual, Ballkani do të udhëtoj në Prizren për t’u përballur me ekipin e Lirisë, që siguroi pjesëmarrjen në Superligë përmes play-offit.

Ndeshja më interesante e javës do të jetë ajo mes Dritës dhe Llapit.

Xhiro e Parë:

Liria – Ballkani
Prishtina – Feronikeli 74′
Drita – Llapi
Fushë Kosova – Gjilani
Dukagjini – Malisheva

  


Teilen: