Saturday, 21. March 2026
Sport

Zyrtare, mirupafshim Milan/ Real Madrid konfirmon rikthimin e Brahim Diaz

GS 10/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mirupafshim Milan, tashmë është zyrtare. Brahim Diaz kthehet te Real Madrid pas tre sezonesh në huazim me kuqezinjtë.

Spanjolli ka një kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe prezantimi do të jetë të martën e ardhshmë siç ishte parashikuar,

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi spanjoll në një njoftim për shtyp.

“Real Madrid njofton se prezantimi i Brahim Diaz do të bëhet të martën më 13 qershor në orën 12:00, në Ciudad Real Madrid. Brahim Diaz kthehet në klubin tonë me një kontratë deri më 30 qershor 2027”./h.ll/abcnews.al

Teilen: