Super transferim i skuadrës prizrenase këtë edicion pa dyshim që do jetë Musab Mala.
Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesen e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi.
27 vjeqari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.
Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet.
Ponte Prizreni nuk ndalet me kaq, në javët në vijim do i prezantojnë edhe dy super përforcime të huaj./Lajmi.net/