Thursday, 5. March 2026
Sport

Zyrtare: Nacho rinovon kontratën edhe për një vit me Real Madridin

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi dhe Nacho Fernandez kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

  

Kapiteni i Los Blancos me kontratën e re do të jetë pjesë e “mbretërve” deri në verën e vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.

“Real Madrid CF dhe Nacho Fernández kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e kapitenit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Real Madridit.

Në Real Madrid ai ka luajtur 319 ndeshje dhe ka fituar 23 tituj: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle.

Nacho ka luajtur 24 herë me skuadrën e Spanjës, me të cilën sapo është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023./Lajmi.net/

  


Teilen: