Thursday, 7. May 2026
Sport

Zyrtare: Ndeshja Trepça – Vushtrria zhvillohet në “Riza Lushta”

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Derbi i javës në Ligën e Parë në futboll luhet në Mitrovicë mes Trepçës e Vushtrrisë.Trepça dhe Vushtrria luajnë në “Riza Lushta”, me fillim nga ora 16:00.

“E KONFIRMUAR!

Ndeshja ndërmjet KF Trepça dhe FC Vushtrria do të zhvillohet të dielën në stadiumin Riza Lushta – Mitrovicë”, ka njoftuar klubi i Vushtrrisë.Kujtojmë se ky duel pritet të jetë i zjarrtë edhe në tribuna, pasi “Torcida” e “Forca” do jenë prezent në stadium.

Teilen: