Monday, 27. April 2026
Sport

Zyrtare: Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen përsëri në RTK

GS 12/03/2024 1 Min. Lesezeit

Nga marsi 2024, ndeshjet e Kosovës tashmë do të transmetohen nga transmetuesi publik (RTK).

Kampanja e transmetimeve do të fillojë me miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Pas UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, tash edhe: Ndeshjet miqësore, UEFA Nations League dhe Kualifikimet e Kosovës për FIFA Kupën e Botës, do të transmetohen nga Radio Televizioni i Kosovës.

‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar rreth dy javë më parë për një marrëveshje të tillë, e cila u konfirmua para pak minutave.

Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen përsëri në RTK, detajet nga marrëveshja

 

 

Teilen: