Wednesday, 13. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Ndodh për herë të parë në histori, Anglia do ketë 6 skuadra në Ligën e Kampioneve

GS 08/05/2025 2 Min. Lesezeit

Anglia do të përfaqësohet me 6 skuadra në fazën e grupit të përbashkët në Ligën e Kampioneve. Tashmë kjo është zyrtare pasi britanikët kanë shfrytëzuar formulën e re në maksimum, për të maksimizuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

dfgdfgfddgfdfgdfggf

Normalisht, britanikët e nisnin sezonin aktual me sigurinë në bazë të koeficienteve për 4 skuadra pjesëmarrëse në edicionin e ardhshëm. Por falë paraqitjes së klubeve në Europë në këtë edicion, u bë një nga dy shtetet që siguroi edhe ekipin e pestë në Champions, përkrah Spanjës.

Ekipi i gjashtë i ka ardhur sot, kur në finalen e Ligës së Europës shkuan Mançester Junajtid dhe Totenhem. Të dy këto skuadra janë shumë larg zonës së Euroipës, pasi gjenden në pjesën e poshtme të klasifikimit në Premier Ligë. Ndaj cilado që të fitojë këtë turne, do të ketë të garantuar një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm, pa ia rrëmbyer atë një tjetër klubi të Premier Ligës.

Kësisoj, 6 nga 36 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupit në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm do të jenë nga Anglia, diçka e paprecedent në historinë e turneut.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: