Pas Edin Xhekos, Fenerbahçe ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkaton e verës. Bëhet fjalë për sulmuesin polak, Sebastian Szymanski, i cili është prezantuar ditën e sotme në radhët e klubit turk.
Lojtari 24-vjeçar, i cili në 10 shtator do të jetë në “Air Albania” me kombëtaren e Polonisë, në duelin ndaj Shqipërisë, ka nënshkruar kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2027 dhe do të gjejë si shok skuadre Edin Xhekon, që mbylli një sezon fantastik me Interin, për të nisur një eksperiencë të re në elitën e futbollit turk.
Për sa i përket polakut Szymanski, ai këtë sezon që sapo u mbyll ishte pjesë e Fejnordit në Holandë ku u shpall kampion. 24-vjeçari luajti si u huazuar, pasi kartonin e tij e dispononte Dinamo e Kievit, nga ku erdhi edhe transferimi drejt Fenerbahçes.
Welcome to Fenerbahçe, Sebastian Szymanski! 💛💙
— Fenerbahçe English (@Fenerbahce_EN) July 12, 2023
PANORAMASPORT.AL