Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Zyrtare: Nga Çelsi tek Atletico Madrid, Gallagher firmos deri në vitin 2029

GS 21/08/2024 1 Min. Lesezeit

Conor Gallagher largohet nga Chelsea pas tetëmbëdhjetë vjetësh për të nisur një eksperiencë të re në karrierë tashmë me fanellën e spanjollëve të Atletico Madrid:

“Atlético de Madrid dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029. Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe ai është një lojtar i kombëtares angleze”, shkruhet në njoftimin e klubit madrilen.

Spanjollët paguan 40 milionë euro për të bërë të vetin mesfushorin, që fillimisht ishte një alternativë e Mikel Merinos. Por pasi nuk u arrit marrëveshja me spanjollin, Atletico vendosi që të mbyllë gjithçka me Çelsin për transferimin e Gallagher.

Teilen: