• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare nga Cristiano Ronaldo: “Nuk do të jem pjesë e Kupës së Botës për Klube”

07/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke i dhënë fund spekulimeve që e lidhnin me këtë turne të organizuar nga FIFA.

“Në thelb është pothuajse vendosur: nuk do të jem pjesë e Kupës së Botës për Klube”, deklaroi ylli portugez në një intervistë të fundit.

Ai pranoi se ka pasur kontakte dhe oferta të shumta për të marrë pjesë, por ka zgjedhur të mos angazhohet në këtë kompeticion.

“Pavarësisht ftesave dhe propozimeve të shumta që kam marrë, vendimi është pothuajse i marrë nga ana ime,” – u shpreh Ronaldo.

Sipas tij, një vendim i tillë është marrë pas një analize të kujdesshme mbi aspektin fizik dhe planifikimin afatgjatë:

“Nuk mund të jesh pjesë e çdo kompeticioni. Duhet të mendosh në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Ndaj, pavarësisht interesimit nga disa palë, është marrë vendimi për të mos qenë pjesë e këtij turneu.”

Kujtojmë që Ronaldo aktualisht është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite dhe edhe pse ka mbetur një nga lojtarët më të kërkuar globalisht, duket se fokusi i tij është tashmë më shumë tek ruajtja e formës dhe karrierës sesa pjesëmarrja në çdo eveniment të madh.

Next Post

Marotta zbulon prapaskenat: Inzaghit vendosi të largohej pas finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.